×
Sunday, December 4, 2022

Balla: Presidenti francez për herë të parë në Shqipëri. Kanë konfirmuar edhe Scholz e Meloni

November 22, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se pjesëmarrjen në samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë e kanë konfirmuar deri tani presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kancelari gjerman Scholz.

Duke folur gjithashtu për protestën e opozitës në të njëjtën datë, Balla tha: “Ajo që për mua ka rëndësi është të kuptohet qartë që këta mund të bëjnë mitingje sa të duan. Nuk ka ndodhur kurrë që një samit i këtij niveli të zhvillohet në Shqipëri. Po marr faktin që presidenti Francez vjen për hërë të parë në Shqipëri. Edhe kancelari Scholz e ka konfirmuar edhe kryeministrja Meloni e ka konfirmuar”, tha Balla ndërsa shtoi se foltoren nuk e njeh askush në Europë



Comments are closed.