×
Thursday, July 7, 2022

Balla përshëndet mocionin për rezolutë të CDU/CSU në Bundestag për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

June 22, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mrënjohjen ndaj grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🇦🇱🇩🇪🇪🇺
Mirënjohje grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.

Comments are closed.