×
Tuesday, April 29, 2025

Balla përshëndet miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Rezolutës mbi konseguencat humanitare të agresionit rus kundër Ukrainës

March 24, 2022


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Rezolutës mbi konseguencat humanitare të agresionit rus kundër Ukrahinës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Rezoluta kërkon: ndërprerjen e menjëhershme të mizorive, mbrojtjen civilëve, respektimin e legjislacionit ndërkombëtar humanitar.

Sipas votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rikonfirmon se Rusia edhe një herë u izolua në mbështetjen e Bjellorusisë, Koresë së Veriut, Sirisë dhe Eritresë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përshëndes miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Rezolutës mbi konseguencat humanitare të agresionit rus kundër Ukrahinës🇺🇦. Rezoluta kërkon: ndërprerjen e menjëhershme të mizorive, mbrojtjen civilëve, respektimin e legjislacionit ndërkombëtar humanitar. Votimi i sotëm në APKB, rikonfirmon se Rusia edhe një herë u izolua në mbështetjen e Bjellorusisë, Koresë së Veriut, Sirisë dhe Eritresë.




Comments are closed.