Balla përshëndet marrëveshjen Kosovë- Serbi: “Shengeni Rajonal nuk paska qenë një plan serb për të “pushtuar” ekonomikisht rajonin”



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur marreveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Taulant Balla shpreh urimet dhe vlerësimin maksimal për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për marrëveshjen e arritur.

Sipas Ballës Shengeni Rajonal nuk paska qenë një plan serb për të “pushtuar” ekonomikisht rajonin, siç e sulmonin disa këtu në Tiranë që Kosovën nuk hezitojnë ta përdorin si fushë për lojën e tyre politike.
Postimi i plotë i Taulnt Ballës:
Shumë urime dhe vlerësim maksimal për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për Marrëveshjen e arritur.
Ja pra Shengeni Rajonal nuk paska qenë një plan serb për të “pushtuar” ekonomikisht rajonin, siç e sulmonin disa këtu në Tiranë që Kosovën nuk hezitojnë ta përdorin si fushë për lojën e tyre politike.
Shengeni Rajonal është një domosdoshmëri historike sot për zgjerimin e hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet e kapitalet.
Mirënjohje SHBA, pa mbështetjen e të cilëve dhe të miqve të tjerë europianë, shteti i Kosovës nuk do të kishte lindur dot kurrë.
Eunews.al

