×
Saturday, March 14, 2026

Balla përkujton 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

March 2, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka përkujtuar sot 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla thekson se 2 Marsi 1444 shënon një nga momentet më të lavdishme të historisë kombëtare, kur princat shqiptarë u bashkuan nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar, .

“2 Mars 1444 – 582 vite nga Besëlidhja e Lezhës, kur princat shqiptarë u bashkuan nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke shënuar një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë”, shkruan Balla.

Besëlidhja e Lezhës konsiderohet si një akt historik bashkimi politik dhe ushtarak i principatave shqiptare përballë pushtimit osman, duke u kthyer në një simbol të unitetit kombëtar.




Comments are closed.