×
Friday, October 11, 2024

Balla përkujton 24 vjetorin e rënies dëshmor të Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari

March 5, 2022


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përkujtuar sot 24 vjetorin e rënies dëshmor të Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili bashkë 55 anëtarë të familjes së tij ra dëshmor në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se sulmeve të marsit 1998 nga forcat policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz, të cilat zgjatën tre ditë dhe dy net, përkatësisht më 5, 6 dhe 7 mars, i rezistuan vëllezërit Adem e Hamëz Jashari me familjen e tyre, bashkë me disa bashkëluftëtarë tjerë të UÇK-së. Qindra forca pushtuese serbe vranë në ditën e tretë kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari, bashkë me vëllanë Hamëz Jashari, ndërsa nga ajo që më vonë do të njihej si Masakra e Prekazit, humbën jetën 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, përjashtuar vajzën e Hamëz Jasharit, Besartën (atëherë 10 vjeç), e cila shpëtoi”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

U bënë 24 vite që kur Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ra dëshmor bashkë me 55 anëtarë të familjes së tij në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Sulmeve të marsit 1998 nga forcat policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz, të cilat zgjatën tre ditë dhe dy net, përkatësisht më 5, 6 dhe 7 mars, i rezistuan vëllezërit Adem e Hamëz Jashari me familjen e tyre, bashkë me disa bashkëluftëtarë tjerë të UÇK-së.

Qindra forca pushtuese serbe vranë në ditën e tretë kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari, bashkë me vëllanë Hamëz Jashari, ndërsa nga ajo që më vonë do të njihej si Masakra e Prekazit, humbën jetën 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, përjashtuar vajzën e Hamëz Jasharit, Besartën (atëherë 10 vjeç), e cila shpëtoi”, ka shkruar Balla.




Comments are closed.