×
Thursday, October 6, 2022

Balla paralajmëron Berishën: Absurde që sekretari i partisë në kohën e Enver Hoxhës dhe i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe përdhos Kuvendin

August 15, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partise Socialiste Taulant Balla paralajmëroi sot zhvillimet e reja qe pritet te ndodhin ne shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Balla, teksa postoi një foto të Sali Berishës në krahë të Enver Hoxhës kur ka qënë i ri, e quan absurde dhe të papranueshme faktin që një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Postimi i plote i Taulant Balles:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.



Comments are closed.