×
Sunday, January 18, 2026

Balla: Njoftoni shërbimin zjarrfikës për çdo rast zjarri

July 13, 2024


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale u bën apel qytetarëve të njoftojnë shërbimin zjarrfikës për çdo rast zjarri që shohin.

Balla, duke ndarë pamje nga puna e zjarrfikësve në betejë më flakët, thekson se në këtë periudhë me temperature të larta, zjarret janë shumë të shpeshta.

“Të dashur qytetarë, në këto temperatura kaq të larta zjarret janë shumë të shpeshta, ju lutem njoftoni menjëherë Shërbimin Zjarrfikës”, nënvizon Balla




Comments are closed.