×
Monday, December 9, 2024

Balla nga Lushnja/ Kanditatët non-grata skanë pse marrin votën e qytetarëve

February 22, 2022


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Skënder Libohova” në Lushnje, ku diskutuan me disa prej banorëve të kësaj lagjeje.

Në fjalën e tij Balla vuri theksin te puna e bërë nga Eriselda përgjatë këtyre 30 javëve që ka qenë në krye të kësaj bashkie dhe
kërkoi votëbesimin për zgjedhjet e 6 marsit.

Balla gjithashtu gjatë bashkëbisedimit tha se duke mbajtur fjalët mbi punët që do kryehen në Lushnje për 365 ditët e ardhshme do kenë mundësinë të kërkojnë një mandat të dytë.

“Përkrahja për Eriseldën vjen pasi ajo ka përgatitjen dhe eksperiencën për të bërë punë në Lushnje, ndërsa përsa i përket kanditatëve të tjerë i mëshoi fjalës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku personat nuk-grata nuk mund të gëzojnë asnjë votë nga qytetarët e qytetit të Lushnjes. Ajo që kërkojmë është pjesëmarrja sa më e madhe në votime sepse ne do të kemi obligime më tepër për të bërë më shumë punë për Lushnjen”, është shprehur Balla në fjalën e tij.

Në vijim të inspektimeve në këtë lagje Balla dhe Sefa diskutuan edhe për ndërhyrjet që duhet të bëhen në disa godina në shërbim të komunitetit dhe në pallatet e ndërtuara para viteve 90, të cilat janë në një gjendje të vështirë dhe duhen bërë ndërhyrje në pjesët e brendshme të këtyre godinave.

Një tjetër problem është edhe markata e fruta-perimeve e cila do të ndërtohet së shpejti si dhe rregullimi i hapësirave brenda blloqeve të pallateve të cilat duhen bërë, ndaj për të bërë të gjitha këto punë Balla kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 6 mars.




Comments are closed.