Balla nga Lushnja: Heqja e TVSH për makineritë bujqësore, ndihmë e drejtëpërdrejtë për fermerët



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar takimet në qytetin e Lushnjes, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 6 marsit.
Balla i shoqëruar nga kandidatja Sefa është ndalur në sipëmarrjen e makinerive bujqësore “Agro Cakoni” në Savër të Lushnjes.
Një sipërmarrje model e cila nga një biznes i vogël, sot tregëton një gamë të gjërë makinerish bujqësore, duke e bërë më të thjeshtë punën e fermerëve dhe blegtorëve.
Administratori i sipërmarrjes Cakoni tregoi se prej 20 vitesh ju ka ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve me këto mjete.
Gjatë bashkëbisedimit Balla u shpreh që kjo sipërmarrje duhet t’u vijë në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve, përmes blerjes së paisjeve bujqësore me këste, ndërsa admnistratori u shpreh i gatshëm për mënyrat e pagesës me këste me interes 0 deri në 6-muaj.
Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore është një ndihmesë e madhe dhe ndihmë e drejtëpërdrejtë për fermerët .

