×
Sunday, October 24, 2021

Balla nga Korça: Një festë birre edhe në Elbasan

August 19, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar një festë birre të ngjashme si ajo e Korçës edhe në Elbasan.

Balla mori pjesë në Festën e Birrës që po zhvillohet në Korçë dhe prej andej përcolli mesazhe për produktet made in Albania, gatimet dhe energjinë pozitive që përcjellin festa të tilla. ‘pushime në Shqipëri’, ‘konsumo shqip’ janë disa nga sloganet që përdor numri dy i PS-së.

Ai ka vlerësuar prodhimet e kompanive shqiptare që sot konkurojnë, jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në tregun e huaj. Pasi është shprehur me superlativa për birrën Korça koordinatori i PS-së për qarkun e Elbasanit, deputeti Taulant Balla premtoi një festë të ngjashme edhe në Elbasan.

Ja statusi i Ballës: #festaebirrësnëkorçë🍻 Ndalesa e parë Shtëpia e Birrës Korça 💯vjeçare dhe më pas tek Terminali i Autobusëve si dhe Pazari i Vjetër. Dekor i veçantë, gatime tradicionale, muzikë e mrekullueshme, energji pozitive dhe birrë e freskët padyshim #pushimenëshqipëri #konsumoshqip

Eunews.al

Comments are closed.