×
Friday, March 29, 2024

Balla nga Fieri: Pikat e përpunimit, sfida e radhës për mbështetjen e bujqësisë dhe rritjen e vendeve të reja të punës

August 10, 2022


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi kanë vizituar sot mjediset e kompanisë së përpunimit të ullirit “Cakran Olives”,

Balla në fjalën e tij e vuri theksin tek shtimi i pikave të grumbullimit të produketeve vendase, pasi kjo gjë përveçse shton vlerën e produktit vendas, krijon mundësi edhe për shtimin e vendeve të reja të punës.

“Zhvillimi i bujqësisë sot ka arritur nivele dhe shifra rekord, por ajo që duhet të pasojë këtë zhvillim të bujqësisë shqiptare sot është krijimi i pikave të përpunimit. Ne e arritëm suksesin me pikat e grumbullimit dhe kjo ka ecur shumë mirë, por suksesi ynë i dytë dhe që duhet të jetë fokusi ynë kryesor është pikërisht shtimi i pikave të përpunimit. Kjo jo vetëm i shton vlerë produkteve vendase por kjo nxit edhe rritjen e punësimit”, u shpreh Balla.



Comments are closed.