×
Sunday, January 18, 2026

Balla në Shëngjin: Në kontakt me KFOR për ndihmë me helikopterë, prioritet të garantojmë jetën e qytetarëve

July 30, 2024


Ministri i Brendshëm Taulant Balla po ndjek nga afër betejën me flakët të forcave të Emergjencave Civile dhe zjarrfikësve zonën e Shëngjinit, ku gjatë ditës së sotme flakët janë përhapur duke rrezikuar banesat dhe sipërmarrjet në zonë.

Ministri Balla, në një komunikim për mediat, tha se aktualisht janë 5 vatra zjarri aktive. Ai tha se ka komunikuar dhe me homologun slloven, ku ka kërkuar mbështetje në këtë betejë me flakët.

“Nëse do t’i merrnim bashkë forcat e armatosura bashkë me forcat zjarrfikëse, janë rreth 350 forca të dislokuara në Shëngjin. Po ashtu kemi më shumë se 330 forca që vijnë nga forca kombëtare e sigurisë dhe drejtoria vendore e Lezhës. Kemi pasur edhe dëme në banesa, jemi fokusuar të mbrojmë çdo pronë, por përmasat e zjarrit janë të mëdha. Në ndihmë na ka ardhur edhe qeveria italiane, pas një komunikimi që është bërë me kryeministren Meloni. Jemi në kontakt edhe me mekanizmin europian dhe presim mbështetje nga ajri”, tha Balla.

“Unë kam patur një komunkim me ministrin slloven gjatë ditës së sotme. Ata kanë mundësinë dhe kanë kapacitetin që përmes mekanizmit të mbrojtjes që ka BE, të na mbështesin. Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR, për të sjell dhe helikopterët e KFOR për të na ndihmuar në këtë operacion të vështirë”, tha Balla.

Sipas tij, era është një fatkor negativ në betejën me flakët. “Nëse ndalet era, sipas parashkimeve diku pas mesnatës së stome, situata do të përmirësohet. Në kushtet e kësaj ere, puna jonë është e pamundur të japi rezultatin që duam të gjitha. Këtu po luftohet prej më shums e 24 orësh tanimë, pa ndërprerje. Dhe ne na duhet një pjesë e zjarrfikësve në vende ku shfaqen vatrat e reja të zjarrit, pasi janë 5 vatra zjarri aktive. Situata më e vështirë është këtu ku shikoni, por edhe pjesa tek Rana e Hedhun. Por jam i shqetësuar edhe për kurorën në qytet, tek kisha. Janë të gjitha aty për të ndërhyrë.”, tha Balla.

Ai nënvizoi se sipas vlerësimit paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. “Përfitoj nga ky komunikimin të ripërsëris një thirrje: ju lutem çdo qytetar të këtij vendi edhe kur nisesh për një gjë të vogël për të djegur një gjë të vogël, në shumicën e rasteve kanë çuar në këto zjarre. Nuk lejohet të ndizet zjarr dhe kujtoj parashikimet në Kodin Penal”, u shpreh Balla.

Ministri Balla, tha se nuk ka asnjë hotel të prekur nga zjarri. Sipas tij, po punohet me kapacitet të plotë për të mënjanuar përhapjen e flakëve.

“Asnjë hotel nuk është përfshirë nga flakët. Strukturat shtetërore janë në krye të detyrës. Do të bëjmë detyrën dhe shpresojmë të kemi motin në favor. Nuk kemi hotel të përfshirë nga zjarri. Patjetër janë rrezikuar. Edhe një banesë tre katëshe ku zjarri ka preku pjesën e çatisë, zjarr nuk ka ardhur nga pjesa që e rrethon por nga çatia. Hetimet do i bëjmë më mbrapa.  Vlerësimet e dëmeve do ti bëjmë më pas. Ne duam të garantojmë jetën e qytetarë dhe turistëve në këtë zonë, më pas do tç bëhet dhe bilanci i dëmeve”, tha Balla në komunikimin e tij me gazetarët.




Comments are closed.