×
Tuesday, April 29, 2025

Balla në Lushnjë: Shitja e produkteve, e garantuar në tregun e huaj 

April 7, 2022


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, vizituan ditën e sotme kompaninë “VegetAl Export”, e cila eksporton produktet e freskëta, bio dhe të certifikuara në tregjet europiane.

Kompania ‘VegetAl Export’ i ndihmon fermerët duke i mbështetur ata në të gjitha hapat e procesit të kultivimit të produkteve të tyre, por është duke bërë çdo proces sipas ligjit në hartimin e dokumentacionit për të përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë dhe nga grantet e BE-së.

Fermerët të cilët bashkëpunojnë me kompaninë ‘VegetAl Export’ kanë të sigurt shitjen e prodhimeve të tyre, pasi kjo kompani punon 9 muaj të vitit sipas kulturave bujqësore.

Vit pas viti kërkesa rritet dhe shitja e produkteve është e garantuar në tregun e huaj.

Balla theksoi se “qeveria shqiptare i qëndron synimit të saj për rritur edhe me tej mbështetjen për sektorin bujqësor”.




Comments are closed.