×
Friday, December 3, 2021

Balla në Librazhd: Puna vazhdon për sistemimin e pritës së lumit Shkumbin

November 14, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra inspektoi punimet që po kryhen për lotin e dytë të pritës së Lumit Shkumbin në pjesën perëndimore të qytetit të Librazhdit.

Në fjalën e tij Balla tha se ndërtimi i pritës do të mbrojë zonën nga përmbytjet si dhe shërbejë si shëtitore për qytetarët e Librazhdit.

“Faza e parë e pritë së Lumit Shkunin nisi si një prtë për shkak se vit pas viti ardhjet e Lumit Shkumbin kishin vënë në rrezik pjesën qendrore t qytetit dhe ishte e domosdoshme ndërhyrja me një projekt të madh, e cila nga një pritë lumore u shndërrua në një shëtitore ndër më të preferuarat nga qytetarët e Librazdit, e cila na dha një efekt tjetër pozitiv, pasi na krijoi një hapsirë të re të pashfrytëzuar më parë, e cila falë projekteve ë bashkisë Librazhd u shndërrua në parkun më të bukur të qytetit.

Sipas Ballës parku i shërben fëmijëe për të luajtur dhe moshës së tretë për të qendruar pasditeve.

“Parku i qershive është sot një prej destinaconeve më të rëndësishme të qytetit. Ne do ta vazhdojmë investimit, sot jemi në lotin e dytë i cil iështë një investim, i cili përmes një projekti do të jetë me të njënjtin synim jo vetëm pritë lumore, por edhe një shëtitore e cila shkon përbri Lumit shkumbin, mbron qytetin nga përmbytjet dhe krijon hapsira të reja toke të cilat bashkia Librazhd duhert të vazhdojë ti kthejë në pjesë të Parkut të Qershive, i cili do të vazhdojë deri në pikëtakimin mes lumit Shkumbin dhe Lumit Rrapun.
Kjo pritë ishte e domozdoshme sepse nuk ka qenë e largër koha kur unë bashkë me banorët qendronim këtu, teksa prisnim të shikonim nivelin e prurjeve të lumit, ku rrezikohej jeta e banorëve. Nuk ka qenë e largët koha kur prurjet e lumit hynin në banesat e kësaj zone”, deklaroi Balla.

Në përfundim tëfjalës së tij, Balla theksoi se ajo që ka më shumë rëndësi është që çdo qindarkë të investohet me përgjegjshmëri dhe cilësia e punimeve të jetë e lartë, sepse bëhet fjalë për një pritë lumore.

“Një pritë Lumore duhet të jetë sa e fortë aq edhe rezistente ndaj kohës”, tha Balla.

Punimet për ndërtimin e pritës në zonën perëndimore të lumit Shkumbin do të kryhen nga Shoqëria “AL-MEXWOOD” sh.p.k,e cila ka një eksperience te gjate ne fushen e ndertimit dhe puneve publike.

Eunews.al

Comments are closed.