Balla në Kuvend: Sali Berisha ka sulmuar drejtësinë në çdo kohë

26 Jun 2025 13:08
Shpërndaje:

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, bëri një deklaratë të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, ku akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për një histori të gjatë sulmesh ndaj drejtësisë në vend. Në një replikë të drejtpërdrejtë, Balla deklaroi se sulmet e Berishës ndaj institucioneve të drejtësisë janë një përsëritje e vazhdueshme dhe e njohur për publikun.

Ai përmendi rastin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Maks Haxhia, për të ilustruar se si Berisha ka vepruar në të kaluarën kundër njerëzve që nuk i janë bindur:

“U turre këtu kundër drejtësisë. E njëjta gjë, e njëjta gjë, po ju s’keni memorie. Ju s’keni memorie! Të njëjtën gjë… E mban mend ç’i ke thënë Maks Haxhisë? Çoje kokën. E vure Maks Haxhinë kryeprokuror të vendit. Kur nuk zbatoi urdhrat e tua, iu turre me libër shtëpie.”

Reklamë Ola

Më tej, ministri përmendi edhe emra të tjerë që, sipas tij, kanë qenë objekt i sulmeve politike nga Berisha gjatë viteve: Arben Rakipi, Theodhori Sollaku, Ina Rama, Arben Kraja, Olsian Çela dhe sot Altin Dumani.

“Po Arben Rakipit, Dhori Sollakut, po Ina Ramës, po Arben Krajës, po Olsi Çelës, po Altin Dumanit sot, po Zef Brozit… Gjithë kë ke kundërshtar, po është kundërshtar, është Maduro. Ky është narkotrafikant, ky është i lidhur me këtë, me atë,” – tha Balla, duke ironizuar retorikën e Berishës ndaj çdo figure që nuk i është nënshtruar.

Reklamë InterMedika