Balla: Mirënjohje SHBA-së për politikën konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë

15 Mar 2021 18:43
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla ka publikuar një video të ish-Sekretari Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili vizitoi Tiranën, ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:

“NE JEMI ME JU, JU JENI ME NE”.

Reklamë Ola

Sipas Ballës sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Reklamë InterMedika
🇦🇱
🤝
🇺🇸

15 Mars 1991 ➖ Shqipëria rivendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA. 100 ditë më pas Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker vizitonte Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte: “NE🇺🇸JEMI ME JU, JU🇦🇱JENI ME NE”. Sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë. Pa mbështetjen e SHBA Reforma në Drejtësi nuk do të ishte sot në këtë stad të inplementimit të saj dhe se rezultatet e deritanishme janë tejet pozitive. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi e gjejnë përgjigjen në fjalën e mbajtur nga Sekretari Baker në Kuvendin e Shqipërisë më 22 Qershor 1991: “Ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës.”

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x