×
Tuesday, May 20, 2025

Balla merr pjesë në Dimensionin Parlamentar te Samitit për Demokraci, organizuar nga Kongresi Amerikan

December 2, 2021


Zëri i qytetarëve të dëgjohet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla do të marë pjesë në Samitit për Demokraci të inicijuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden i cili do të mbahet në datat 9-10 Dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve përmes Partneritetit për Demokraci (HDP) startoi sot Dimensionin Parlamentar të Samitit.

Në këtë kuadër sot u mbajt seanca e hapjes, ku mesazhi kryesor ishte roli i padiskutueshëm i legjislativit si platformë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme të një kombi dhe vendi ku zëri i njerëzve duhet të dëgjohet.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se për këtë arsye legjislativi është një nga garancitë më të forta të një demokracie.

Siç me të drejtë e theksoi në fjalën e hapjes edhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve🇺🇸 Nancy Pelosi “shekulli XXI po përball demokracinë me sfida të rëndësishme gjithandej ku edhe vetë SHBA-të nuk janë imunë ndaj këtyre sulmeve”. Partneriteti ndërmjet parlamenteve është një mënyrë efikase për të mundësuar sundimin e demokracisë përkundrejt rritjes së tendencave autokratike në botë.

Samiti për Demokraci do të ndalet në tre çështje kryesore:
⚪️ Mbrojtja e demokracisë nga autoritarizmi;
⚪️ Lufta kundër korrupsionit;
⚪️ Promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në kuadër të Samitit për Demokraci të inicijuar nga Presidenti i SHBA🇺🇸 Joe Biden i cili do të mbahet në datat 9-10 Dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve përmes Partneritetit për Demokraci (HDP) startoi sot Dimensionin Parlamentar të Samitit. Në seancën e hapjes mesazhi kryesor ishte roli i padiskutueshëm i legjislativit si platformë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme të një kombi dhe vendi ku zëri i njerëzve duhet të dëgjohet. Pikërisht për këtë arsye legjislativi është një nga garancitë më të forta të një demokracie. Siç me të drejtë e theksoi në fjalën e hapjes edhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve🇺🇸 Nancy Pelosi “shekulli XXI po përball demokracinë me sfida të rëndësishme gjithandej ku edhe vetë SHBA-të nuk janë imunë ndaj këtyre sulmeve”. Partneriteti ndërmjet parlamenteve është një mënyrë efikase për të mundësuar sundimin e demokracisë përkundrejt rritjes së tendencave autokratike në botë. Samiti për Demokraci do të ndalet në tre çështje kryesore:
⚪️ Mbrojtja e demokracisë nga autoritarizmi;
⚪️ Lufta kundër korrupsionit;
⚪️ Promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut.




Comments are closed.