×
E diel, 25 Tetor, 2020

Balla mer pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane

18 Qershor, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të mbledhjes së Këshillit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ky takim mblodhi sëbashku kryeministra të disa prej vende anëtare të BE, komisionerë, Presidentin e PE David Sassoli, Presidenten e Grupit Socialist&Democrat në PE si dhe kryetarët e partive anëtare të PES.

Sipas Ballës në këtë moment Parlamenti Europian po voton Rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot pasdite mora pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të Këshillit Europian, e cila mblodhi sëbashku kryeministra të disa prej vende anëtare të BE, komisionerë, Presidentin e PE David Sassoli, Presidenten e Grupit Socialist&Democrat në PE, si dhe kryetarët e partive anëtare të PES🌹🇪🇺.

Gjithashtu në këtë moment Parlamenti Europian po voton Rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për