×
Saturday, October 23, 2021

Balla mer pjesë në Festën e Mjaltit në Librazhd: Nxjërr në pah një prej produkteve më tipike të zonës

September 25, 2021

Librazhdi është prodhuesi më i madh, por edhe më cilësor i mjaltit në vend.

Janë rreth 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.

Bashkia e Librazhdit organizuoi sot “Festën e Mjaltit” dhe festivalin e Valles Dyshe në Breza.

Në këtë festë morën pjesë rreth 160 fermerë duke sjellë jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe produkte të tjera bio të zonës.

Në aktivitetin e zhvilluar ishin të pranishëm deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

Në fjalën e tij Balla tha se përveç panairit të mjaltit, sot është dhe festa e valles dyshë që është po ashtu mjalti artistik i zonës.

“Përgëzoj bashkinë e Librazhdit për vijimin e kësaj experience të shkëlqyer që nxjërr në pah një prej produkteve më tipike të zonës së Librazhdit. Përveç panairit të mjaltit, sot është dhe festa e valles dyshë që është po ashtu mjalti artistik i zonës tonë. Ne kemi krijuar një traditë shumë vjeçare tashmë ku nga të gjitha trevat shqiptare vijnë në Librazhd për të ndjekur festivalin e valles dyshe. Obligimi im si djalë dhe deputet i kësaj zone është që ta forcojmë këtë traditë dhe ndoshta që prej vitit të ardhshëm të mos jetë një ditë panairi, por të jetë një fundjavë e plotë”, theksoi Balla.

Comments are closed.