×
Sunday, September 26, 2021

Balla mer mbështetjen e deputetëve socialistë, konfirmohet me 72 vota pro si kreu i Grupit Parlamentar të PS

September 13, 2021

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është konfirmuar si kryetar i grupit Parlamentar të PS.  Balla mori mbështetjen e deputetëve socialistë për drejtimin e Grupit Parlamentar me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Më herët Rama u ka thënë deputetëve të PS që të shmangin provokimet dhe debatet me opozitën

“Mos replikoni dhe mos u provokoni nga opozita. Mbroni ligjet që do shqyrtohen në seancat parlamentare”,  ka thënë Rama më herët dhe këto porosi sigurisht janë përsëritur nga Balla gjatë mbledhjes së grupit.

Eunews.al

Comments are closed.