×
Monday, June 14, 2021

Balla me të rinjtë në Elbasan: PS, e vetmja parti që punon për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

April 3, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë e rajonit nr.2 në Elbasan.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla tha se pas zgjedhjeve të rinjtë e Elbasanit do t’i japin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës të paktën 9 mandate.

“Ne ende nuk kemi arritur të bëjmë atë që ne duam të realizojmë për Elbasanin. Ndaj na duhet një mandat i tretë, një akt i ri për ti dhënë Elbasanit vendin që i takon”, tha Balla.

Teksa u ndal tek projekti më i fundit në Elbasan “AutoMoto Park”, numri dy i PS tha se ky investim do të sigurojë shumë vende pune për të rinjtë në Elbasan.

Më tej Balla ironizoi Partinë Demokratike, për të cilën tha se për ta nuk ekziston fare Elbasani në planin e tyre.

“I vetmi nga Elbasani në listën e PD, është njëri që shquhet në CV e tij që ka vrarë brenda një dite 25 thëllëza. E vetmja parti që po punon çdo ditë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa është Partia Socialiste dhe Edi Rama”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u kërkoi të rinjve që të investojnë votën e tyre tek PS, e cila sipas tij nuk i ka bërë keq interesave të Shqipërisë.

“Është Partia Socialiste e Shqipërisë që përgjatë gjithë 30 viteve tranzicion ka punuar për të transformuar vendin. Fati i keq i PS ka qenë se është dashur gjithmonë ta marrë qeverisjen e vendit pasi e ka shkatërruar Partia Demokratike”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla duke i falënderuar të rinjtë tha se vota e tyre nevojitet për të siguruar një mandat që do tu sigurojë punësim të rinjve.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për