Balla inspekton punimet për ndërtimin e lulishtes në Karbunarë: Puna do të vazhdojë çdo ditë në gjithë territorin e bashkisë Lushnje



Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa panë nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e lulishtes së re në qendër të lagjes Karbunarë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se krahas punimeve në qendër, vijon puna për rehabilitimin e hapësirave publike edhe në periferi të qytetit.
Gjithashtu Balla thekson se puna do të vazhdojë intensivisht çdo ditë në gjithë territorin e bashkisë së Lushnjes, ashtu siç ju premtua qytetarëve.
*Postimi i plotë i Taulant Ballës: *
📸Lushnje📍Me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër punimet🚧 që po kryhen për ndërtimin e lulishtes🌳 në #Karbunarë. Le të jetë kjo ‘dallëndyshja e parë’🕊e hapësirave publike për lagjen e Karbunarës.
Puna do të vazhdojë intensivisht çdo ditë në gjithë territorin e bashkisë së Lushnjes, ashtu siç ju premtua qytetarëve.
SkaKohëPërPushim🏃

