Balla i përgjigjet Bashës: Mos i votoni gënjeshtarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një video në Facebook ku këshilloi shqiptarët e pakënaqur të ndërrojnë drejtuesit e tyre.
“Zëvendësojini! Kurrë mos e humbni shpresën për Shqipërinë! Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Zëvendësojini!” shkruan kryedemokrati në postimin e tij.
Megjithatë, nuk ka vonuar as kundërpërgjigjia nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ironizuese nga selia e PD ku shihet të dalin një sërë personazhesh të njohura, pasi kanë përfunduar takimin me Bashën. Ajo që bie në sy është se kryedemokrati u ka premtuar të gjithëve që do të kandidojnë të dytët në listën e Tiranës për deputet.
“Nuk ju pëlqejnë GËNJESHTARËT? MOS I VOTONI!”, shkruan Balla.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=317&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F845670349499033%2F&show_text=false&width=560
Eunews.al