×
Friday, September 13, 2024

Balla i nxjerr videon/ Ja si e mbronte Meta marrëveshjen e Lulzim Bashës për detin

August 28, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta se do të mbrojë Kushtetutën për çështjen e kufirit detar.

Në një postim në Facebook, Balla ka publikuar një video të vitit 2009, ku në atë kohë Ilir Meta, sipas Taulant Ballës, mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese për detin dhe akuzonte për ekstremizëm PS-në.

“Kujtesë: Kur Ilir Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulezim Bashës për detin dhe akuzonte per ekstremizem kundershtarët e marrëveshjes.

Në tetor të 2009, ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje.

Ajo Marrëveshje u rrëzua!

Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë”– shkruan Balla teksa poston videon.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments