×
Sunday, May 18, 2025

Balla i “tërheq” veshin DHL nga Selaniku: Të respektojë kontratën me KQZ. Nuk do të tolerohet asnjë sorollatje për bashkëatdhetarët

April 23, 2025


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka bërë thirrje publike kompanisë ndërkombëtare të shërbimeve postare DHL që të respektojë në përpikëri detyrimet e saj që ka nga kontrata me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, në kuadër të procesit zgjedhor për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Gjatë një deklarate nga Selaniku, Balla theksoi se shteti shqiptar ka paguar shërbimin postar në të dyja drejtimet – për dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit – dhe se çdo vonesë apo pengesë në këtë proces është e papranueshme.

“Kompania ndërkombëtare DHL duhet të përmbushë një më një detyrimin që ka nga kontrata me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pra me shtetin shqiptar. Nuk mund të tolerojmë asnjë sorollatje të bashkëatdhetarëve.

Kemi paguar si shtet postën vajtje ardhje dhe duam shërbimin siç duhet ta garantojë reputacioni ndërkombëtar i kësaj kompanie dhe të mos shfajesohet pas nënkontraktorëve”, shprehet ndër të tjera Balla.




Comments are closed.