×
Thursday, January 22, 2026

Balla homazhe në nderim të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

July 3, 2024


Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë në homazhet e organizuara në nderim të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në 1 korrik në Tiranë, në moshën 88-vjeçare.

Ministri Balla, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të lartë të PSH, vendosën kurora me lule në respekt e mirënjohje për veprën e shkrimtarit të njohur botërisht, përkthyer në më shumë se 45 gjuhë.

Ministri Balla u shprehu ngushëllimet bashkëshortes së shkrimtarit, vajzave e familjarëve të tij, duke vlerësuar veprën e Kadaresë, kandidat disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Në ceremoninë shtetërore të organizuar nga qeveria në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, zhvilluan homazhe për disa orë mijëra qytetarë e personalitete nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera. Në nderim të Kadaresë u shpallën dy ditë zie kombëtare.




Comments are closed.