×
Thursday, July 7, 2022

Balla dhe Krifca në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë: Nga Lushnja nisen çdo kamiona me perime drejt tregjeve të Europës

May 20, 2022

Drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca mëishinnsot në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit, i cili është kthyer në një traditë për Lushnjen, zemrën e bujqësisë shqiptare.

Balla dhe Krifca teksa vizituan panairin u ndalën edhe në stendën e Kompanisë Lufra, e cila ishte pjesë e panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë me produket e e saj të freskëta dhe të dashura për konsumatorin. Kompania Lufra është kompania me e madhe ne sektorin e grumbullimit, përpunimit dhe të tregëtimit të qumështit në Shqipëri madje së fundmi ka nisur eksportin e produkteve të saj cilësore dhe në Kosovë. 

Balla dhe Krifca në stendën e kompanisë Lufra

Në fjalën e tij Balla tha se
Lushnja furnizon çdo ditë gjithë Ballkanin dhe jo vetëm.

“Furnizon Ukrainën që është në luftë e që ne solidarizohemi çdo ditë me popullin ukrainas ndaj agresionit të pajustifikuar të Rusisë dhe unë nuk mund të rri pa falenderuar ato kompani që kanë nisur kamiona falas me produkte bujqësore në Ukrainë. Nga Lushnja nisen kamiona plot me perime drejt Suedisë, Danimarkës, Gjermani, Austri e kudo në Europë. Sot ne konkurrojmë me gjigandët e prodhimeve bujqësore, me Spanjën, me Turqinë. Sot janë 37 mln euro më shumë eksporte në katër muajt e parë por unë mendoj se në fund të këtij viti ne nuk do jemi 500 por 550 mln dollar eksporte në bujqësi që do të thotë se do jemi as më shumë as më pak 3.7 herë më shumë nga sa ishim në 2013-ën. Të gjithë biem dakord që për të gjithë ne vendet e Ballkanit Perëndimor t’i çojmë një mesazh të gjithë atyre që e kundërshtojnë Ballkanin e hapur, hajdeni në këtë panair e tē kuptoni se sa i rëndësishëm është Ballkani i Hapur, se sot kamioni që niset nga pikat e grumbullimit në Lushnje nuk ndalon më në asnjë lloj dogane. Ata që eksportojnë e kujtojnë fare mirë që vetëm pak kohë më parë perimet prisheshin për ditë me radhë në një pikë doganore sepse nuk kishte ardhur kontrolli ushqimor ndërsa sot certifikatat që shoqërojnë mallrat bujqësore janë tē gjitha të njohura në të gjithë Ballkanin dhe kjo është diçka shumë e mirë që ne duhet ta vazhdojmë dhe prandaj thirrja ime është edhe për vëllezërit e motrat tona të Kosovës që të mos humbin më kohë por ti bashkohen Ballkanit të Hapur. Unë jam shumë i sigurt që edhe Mali i Zi edhe Bosnje Hercegovina do ta bëjnë një hap të tillë sepse Ballkani i Hapur nuk është asgjë tjetër veçse paradhoma e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot Ballkani i Hapur është mundësia e zhvillimit të bujqësisë dhe falë këtij Ballkani të Hapur ne kemi sot edhe këto shifra mbresëlënëse të katër muajve të parë të këtij viti, 37 mln euro rritje”, deklaroi Balla.

Comments are closed.