×
Saturday, April 19, 2025

Balla dënon sulmin e Rusisë: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Ukrainës 

February 24, 2022


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në nisje të fjalës së tij në mbledhjen e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian- Shqipëri deklaroi se ‘Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Ukrainës’. 

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.




Comments are closed.