×
Sunday, December 4, 2022

Balla: Buxheti 2023, më i larti ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural

November 23, 2022

“Prodhimet tona bujqësore janë kthyer tashmë në krenarinë tonë të eksporteve”, u shpreh sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla i shprehu mirënjohje çdo bujku dhe fermeri për kujdesin dhe punën e madhe që bëjnë çdo ditë për garantimin e një cilësie të shkëlqyer sipas standardeve.

“Buxheti 2023 është më i larti ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ai është ndërtuar për rezistencën ndaj inflacionit të luftës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve bujqësore”, theksoi Balla.

“Buxheti 2023 mishëron një përpjekje të madhe në rrugën e duhur të rritjes së konkurrueshmërisë, zhvillimit të vijueshëm të sistemeve prodhuese dhe rritjes së eksporteve në përputhje me objektivin tonë për 1 miliard $ eksporte agroushqimore Shqipëria 2030”, nënvizoi Balla në një postim në rrjetet sociale.



Comments are closed.