×
Friday, March 29, 2024

Balla bashkëbisedim me studentët në Elbasan: Meta dhe Berisha po sulmojnë reformën në drejtësi dhe përfaqësuesit e të keqes duhen ndëshkuar

March 4, 2021


Balla bashkëbisedim me studentët në Elbasan: Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë Reformën në Drejtësi dhe përfaqësuesit e të keqes duhen ndëshkuar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Elbasanit, ku u ndal tek kushtet e krijuara në auditore për shkak të pandemisë e deri tek investimet që po kryhen përsa i përket infrastrukturës së universiteteve dhe konvikteve.

Balla u ndal tek një orientim i duhur i universiteteve në drejtim të kërkesave të tregut për të siguruar në këtë mënyrë një punësim të sigurt të tyre pas shkollimit.

Balla theksoi se sot kadastra e Elbasanit kërkon të punësojë 3 topografë, por askush nuk ka aplikuar. Duke u nisur nga kjo, Balla vuri në dukje ndryshimin e jashtëzakonshëm përsa i përket arsimit profesional i cili në 2013 shënonte rreth 600 nxënës ndërsa sot janë mbi 2500.

Po ashtu, afrimi i universiteteve prestigjoze europiane dhe jo vetëm, tha Balla, do të krijojë kushte të favorshme për të rinjtë që të mos largohen për studime jashtë, por universitetet prestigjoze ndërkombëtare t’i kenë këtu.

Duke u ndalur tek çështja e shumëdebatuar e largimit të të rinjve Balla tha se shumë vende përballen me një fenomen të tillë, por fokusi drejt orientimit nga tregu i punës do të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim.

Por, para studentëve Balla vuri në dukje dhe reformën kryesore, që do të sigurojë drejtësi në Shqipëri.

“Të rinjtë besojnë tek drejtësia e re që po ngrihet mbi rrënojat e drejtësisë së vjetër. Ata po shohin me shqetësim se si Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë Reformën në Drejtësi dhe përfaqësuesit e të keqes duhen ndëshkuar përfundimisht.”

Duke shpresuar që situatës së pandemisë t’i vijë fundi, tashmë që Shqipëria po ecën mbarë me procesin e vaksinimit, Balla tha se bashkëbisedimet me të rinjtë janë gjithmonë inspiruese dhe duhet të jenë sa më të shpeshta.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments