×
Monday, November 29, 2021

Balla-Bashës: Sot Shqipëria ka buxhet 2 herë më të madh se në 2013 kur ti ike me Saliun nga pushteti

November 8, 2021

Në seancën e sotme plenare është duke u diskutuar për Aktin Normativ nr. 31 “për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021” të ndryshuar”.

Pas kreut të demokratëve Lulzim Basha, fjalën e ka marrë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Duke iu drejtuar Bashës, Balla tha se kur ai dhe Sali Berisha ishin në qeveri, buxheti i vendit ishte thuajse sa gjysma e buxhetit për 2022.

“Fjala nuk kishte asnjë lidhje me rishikimin e buxhetit 2021, për borxhin… Një gjë është domethënëse, kur Basha dhe kolegu që ulej këtu, ishin në qeveri, buxheti i këtij vendi ishte 3.35miliardë dollarë, në 2013. Sot bëhemi gati për të miratuar një buxhet 6.37 miliardë dollarë, dy herë më shumë. Ky është buxhet. Buxheti më i madh i historisë së këtij vendi.”

Sipas Ballës, buxheti për vitin 2022, garanton rritjen ekonomike ndoshta më të lartë në rajon, ndërsa kujtoi se PS është parti e majtë dhe në buxhet një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për shtresat në nevojë.

“…Ky është buxhet që do të përfundojë projektin e rindërtimit do të garantojë që ne të vijojmë investimet e mëdha që lidhen me infrastrukturën kyçe të vendin tonë. Bashës i them, të hënën tjetër të marrë fjalën në këtë foltore dhe të japë përgjigje, si ka mundësi që Shqipëria në 2013 kishte një buxhet dy herë më të vogël se ai që ka sot. Megjithëse, për çështje që lidhen me buxhetin, dihet dallimi i madh mes shumicës dhe pakicës. Nuk jeni as e majtë, as e të djathtë, kur ta gjeni rrugën. Bëhuni gati për 2029.”

Eunews.al

Comments are closed.