Balla: 16 persona para Drejtësisë nga operacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”
Policia e Shtetit po rrit forcën e reagimit ndaj personave me precedentë kriminalë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot rezultatet e fundit të operacioneve kombëtare të Policisë së Shtetit. Balla tha se operacionet “Tempulli dhe “Sundimi i Ligjit” po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Fier, Durrës, Kavajë, Tiranë, Dibër, Korçë dhe Shkodër për rezultatet e fundit dhe për vënien para drejtësisë së 16 personave”, theksoi Balla.
Në Fier, u kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje dhe u vendos në pranga 32-vjeçari. Ndërsa në Berat, u arrestua në flagrancë 34-vjeçari pasi shiste doza kokaine. Procedohet penalisht babai i tij, sepse iu gjetën në banesë 600 euro të dyshuara false.







