Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë me 78 vota
June 4, 2022
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 votë abstenim Presidentin e ri të Republikës, z. Bajram Begaj.
Begaj erdhi si kandidaturë në Kuvend nga deputetët e mazhorancës. Begaj do të hyjë në zyrën e Presidentit në datë 24 korrik përmes një ceremonie zyrtare ku paraardhësi, Ilir Meta do i lirojë atij vendin.
Mandati i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës është i vlefshëm për 5 vite.