Baerbock: Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet t’i shërbejë paqes në botë



Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shprehu zhgënjimin e saj për takimin e presidentit kinez, Xi Jinping me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.
“Vizita mund të ishte një mundësi për Kinën që të përmbushte angazhimin dhe rolin e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, por ajo u shpërdorua”, tha sot Baerbock në një takim të partisë së Gjelbër, në Weimar.
Baerbock theksoi përgjegjësinë e veçantë të Kinës si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, detyra kryesore e të cilës është t’i shërbejë paqes botërore.
“Kina nuk mund të vërë, thjesht veton ndaj këtij privilegji të veçantë”, tha ajo.
Baerbock shprehu gjithashtu zhgënjim për qëndrimin e Kinës për luftën në Ukraine.
“Pozicioni i Kinës nuk propozonte një plan të qëndrueshëm paqeje për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë”, tha ajo.
