Avioni luftarak që tmerroi parizienët



Një avion luftarak ka bërë me zemër sot parizienët raporton BBC.
Teksa qyteti vijonte jetën normale, sot në qiellin e Parisit është
shfaqur një avion luftarak, i cili ka trembur tej mase kryeqytetasit në
Francë.
Kjo për dy arsye. Së pari pasi zhurma e tij është tepër e frikshme dhe
së dyti vjen një javë pas sulmit me thikë të një personi, ngjarje që u
konsiderua akt terrorist.
Më vonë u njoftua se avioni luftarak ishte i Francës dhe kishte për
qëllim të ndihmonte dy avionë komercialë, të cilët kishin humbur
kontaktet në radio.
Si pasojë e zhurmës së fortë, lojtarët e turneut Grand Slam të tenisit
në French Open ndalën lojën dhe panë me habi.
Njoftimi i policisë pas pak ngjarjes sipas AFP-së ishte ky: “Një Rafale, që
kishte për synim të ndihmonte një avion që kishte humbur kontaktin në
radio, u autorizua të nisej me shpejtësi për të arritur avionin në
vështirësi.”
Zhurma e pazakontë dhe tej mase e fortë që lëshon avioni në fjalë
vjen për shkak të valëve goditëse që ai lëshon, e ngjashme me shpërthimet apo bubullimat.
Eunews.al

