Avionë luftarakë turq dhe amerikanë “pushtojnë” qiellin, patrullime në Poloni dhe Islandë



Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se avionët luftarakë turq dhe amerikan kanë marrë detyrat e patrullimit ajror të NATO-s këtë javë mbi qiejt e Polonisë dhe Islandës.
“Falënderojmë aleatët tanë SHBA-në dhe Turqinë për kontributin e tyre në misionet e patrullimit ajror të NATO-s”, tha Lungescu në një deklaratë.
Duke theksuar se patrullimet ajrore ndihmojnë aleancën të mbajë qiejt e saj të sigurt gjatë gjithë kohës, Lungescu tha se është një shembull i qartë i solidaritetit të aleancës në veprim “duke demonstruar se NATO-ja ka aftësitë dhe vendosmërinë për të mbrojtur të gjithë aleatët”.
Sipas NATO-s, katër avionë F-16 turq mbërritën të martën në bazën ajrore Malbork në Poloni për të punuar me forcat ajrore polake.
Ajo shtoi se avionët turq dhe 80 personel ndihmës do të qëndrojnë atje deri në mes të shtatorit.
“Sapo të certifikohen nga Qendra e Operacioneve të Kombinuara Ajrore të NATO-s në Uedem të Gjermanisë, avionët amerikanë janë në gatishmëri që të ngrihen në qiell për ta mbajtur të sigurt hapësirën ajrore të Islandës”, tha ajo.
Avionët luftarakë të NATO-s janë në detyrë nëpër të gjithë Evropën gjatë gjithë kohës, të gatshëm për t’u ngritur në rast fluturimesh të dyshimta ose të paparalajmëruara pranë hapësirës ajrore të anëtarëve të aleancës.
“NATO në vitin 2020 angazhoi forcat e saj ajrore nëpër Evropë më shumë se 400 herë për të kapur avionë të panjohur, kryesisht nga Rusia, që i afrohen hapësirës ajrore të NATO-s”, tha ajo.
Eunews.al
