×
Friday, September 13, 2024

Autoritetet gjermane të shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve me COVID-19

July 28, 2020


Autoritetet gjermane kanë ngritur shqetësimin mbi numrin e lartë të rasteve me COVID-19 që janë shfaqur ditët e fundit. Kreu i agjencisë së shëndetit publik në Gjermani, Lothar Wieler tha se ky shtet është në mes të pandemisë. Ai tha se gjermanët janë bërë “të pakujdesshëm” dhe bëri thirrje për veshjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.

Gjatë javës së kaluar, Gjermania ka regjistruar 3,611 raste të reja me koronavirus. Të martën, Wieler, për herë të parë kërkoi nga njerëzit që të vendosin maska edhe jashtë nëse nuk mund të ruajnë distancën fizike prej së paku 1.5 metri. Wieler tha se gjermanët duhet ta ndalojnë virusin që të përhapet sërish “me shpejtësi dhe pa kontroll”, duke ndjekur masat higjienike dhe të distancës.

“Ne nuk e dimë ende nëse ky është fillimi i një vale të dytë, por sigurisht që mund të jetë. Unë jam optimist se nëse i ndjekim rregullat e higjienës, mund ta parandalojmë, varet nga ne”, tha ai.
Në total, Gjermania ka regjistruar 206,242 raste me koronavirus dhe 9,122 viktima.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments