×
Monday, August 15, 2022

Autori i raportit amerikan për Kosovën, Hamilton: SHBA- duhet të vazhdojë presionin ndaj Serbisë për njohje reciproke me Kosovën

August 7, 2021

Profesori dhe eksperti amerikan për marrëdhëniet ShBA-BE, Daniel Hamilton, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, në veçanti dialogun me Serbinë dhe përfshirjen e administratës së presidentit Biden në proces. Ish-diplomati Hamilton thotë se ShBA duhet ta vazhdojë presionin ndaj Serbisë për njohje reciproke me Kosovën dhe në të njëjtën kohë të zhvillohet një dialog që dy shtetet i trajton si palë të barabarta. Ai vlerëson se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe s’duhet të ketë autoritet ekzekutiv.

Hamilton është njëri nga autorët kryesorë të raportit për Kosovën të publikuar së fundi nga qendra amerikane për studime rajonale “Wilson Center” me titull “Konsolidimi i Pavarësisë së Kosovës: Pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë”. Ai është një ish-diplomat i lartë amerikan dhe ka mbajtur një varg pozitash të larta në Departamentin e Shtetit, përfshirë postin e nënsekretarit për Çështje Evropiane.

Gazeta Express: Është bërë më shumë se një dekadë që nga fillimi i dialogut Kosovë – Serbi, por ai nuk ka rezultuar në një marrëveshje finale. BE-ja këmbëngul që marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e obligueshme, por pa e përmendur njohjen reciproke mes dy vendeve, ndryshe nga ShBA-ja, që vazhdimisht e ka përmendur njohjen reciproke si marrëveshje përfundimtare. A mendoni se ShBA-ja duhet të përfshihet drejtpërdrejt në dialog për ta çuar përpara marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?

Eunews.al



Comments are closed.