×
Wednesday, December 8, 2021

Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian

November 19, 2021

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim ministrin Federal për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.

Në fokus të takimit të Kryeministrit Rama me ministrin Federal për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ishte bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, shprehet Rama.

Linhart po zhvillon sot një vizitë në Tiranë, ku zhvilloi takime me Presidentin Meta, me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me Komisionin e Integrimit Evropian të Kuvendit.

Eunews.al

Comments are closed.