×
Friday, March 29, 2024

Austria kufizon tubimet për të ngadalësuar përhapjen koronavirusit

October 19, 2020


Tubimet private të më shumë se gjashtë personave brenda do të ndalohen në Austri, njoftoi sot qeveria, në një përpjekje për të sheshuar rritjen e pjerrët të infektimeve të reja të COVID-19.

Rregulli i ri, që do të hyjë në fuqi të premten, synon festat e ditëlindjes, dasmat ose takimet e klubeve shoqërore, të cilat kanë kontribuar në përhapjen e virusit në javët e fundit.

“Këta do të jenë muaj sfidues, por sa më shumë që të bashkohemi, aq më mirë do ta kalojmë këtë fazë”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë shtypi.

Tubimet shoqërore private jashtë do të jenë të kufizuara në 12 persona.

Qeveria, gjithashtu, uli numrin maksimal të spektatorëve në ngjarje kulturore dhe sportive, nga 1 500 në 1 000 brenda dhe nga 3 000 në 1 500 jashtë.

Për ngjarje të tilla, maskat nuk janë më fakultative, por do të bëhen të detyrueshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments