×
Sunday, September 8, 2024

Austri, qeveria ul TVSH-në për të ndihmuar turizmin dhe sektorët e kulturës

June 30, 2020


Austria do të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) në 5% për shërbimet e mikpritjes dhe ngjarjeve kulturore, sipas një projektligji që u miratua nga parlamenti.

Ulja e taksave është një tjetër masë stimuluese për ringjalljen e ekonomisë së goditur nga pandemia e COVID-19.

Projektligji përfshin hotelet, restorantet dhe biletat e evenimenteve, si edhe produktet mediatike, veprat e artit dhe hyrjen në parqet natyrore.

Shkalla aktuale e taksave për restorantet është 20% për pijet dhe 10% për ushqimin, ndërsa shërbimet kulturore tatohen me 13%.

Kjo politikë e re fiskale e Austrisë duhet të nënshkruhet nga Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments