×
Wednesday, March 22, 2023

AstraZeneca përballet me vështirësi në furnizimin e BE-së me vaksina

February 25, 2021




Kompania AstraZeneca po përpiqet që t’ia dorëzojë Bashkimit Evropian vetëm 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të marsit.

Kjo përbënë më pak se gjysmën e shumës që premtoi në kontratën e saj për tremujorin e parë të vitit, tha drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Pascal Soriot, të enjten për ligjvënësit evropianë.

Më herët kjo kompani kishte premtuar se do të ofronte rreth 90 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti.

BE-ja e cila është shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në vaksinimin e qytetarëve, i ka kërkuar vazhdimisht AstraZenecas që të ofrojë më shumë doza të vaksinës.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia dhënë 40 milionë doza në tremujorin e parë të vitit 2021”, tha Soriot.

Sortiot nuk dha asnjë informacion sa i takon furnizimit me vaksina në tremujorin e dytë të vitit 2021. Sipas kontratës, deri në këtë fazë të vitit, kompania është e obliguar që të ofrojë rreth 180 milionë doza të vaksinës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments