×
Sunday, September 19, 2021

‘Asnjë hap pas’/ Tit Vasili njofton përfundimin e ‘stërvitjes’ në Jalë të luftëtarëve të rinj të LSI: Gati për t’u përballur me armiqtë e Shqipërisë

August 30, 2021

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij para të rinjve të Forumit Rinor disa ditë më parë, u kujdes që t’i dërgonte edhe një kërcënim qeverisë, ndërsa e konsideroi kampingun si një vend ku po përgatiten luftëtarë të rinj për t’u ndeshur me kryeministrin Edi Rama dhe armiqte e Shqiperise

Tashme se fundmi, permes të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Shqipëria po shkon drejt greminës për shkak të kryeministrit Rama por sipas tij  LSI do të shpëtojë Shqipërinë nga gremina dhe duart e banditëve politikanë.

Ai ka njoftuar pertundimin e “stervitjes” se luftetareve te rinj te LSI, te cilet do te jene gati te perballen me te gjithe armiqte per te shpetuar vendin nga duart e banditeve.

Postimi i plotë i Vasilit:

Asnje hap pas!!

Rreshqitja e Shqiperise drejt gremines per shkak te Rames e rilindjes po thellohet me shume se kurre.

Shkretimi i Shqiperise per shkak te largimit te qindra mije shqiptareve  krimininalizimi dhe droga,shitja e kufijve te Shqiperise, kapja e drejtesise, pastrimi i parave dhe grabitja e parave dhe pronave publike e private dhe lenia e Covidit ne meshire te fatit vazhdojne pa u ndalur.

Fatet e Shqiperise nuk mund te lihen ne meshire te fatit dhe ne duart e banditeve politike.

S’ka asnje minute kohe per te humbur.

Ne perballjen me keta armiq te Shqiperise nuk mund te behet asnje hap pas dhe perballja duhet te jete sy me sy per te shpetuar Shqiperine.

Cdokush, qe i dhemb vendi dhe fati i familjes se vet ka vendin e tij te pazevendesueshem ne frontin e perballjes.

Kushdo qe i shmanget kesaj perballjeje shet vendin dhe familjen ne duart e kriminalizuara te Rames dhe rilindjes.

Asnje alibi nuk mund te kete per t’i ikur kesaj perballje.

Asnje hap pas!

Ky eshte lajtmotivi i cdo shqiptari te vertete dhe qytetari te mire.Ti hapesh rrugen se keqes eshte vetvrasje.

Asnje hap pas!

Ky eshte guri i proves mes opozitareve te vertete dhe FAKE opozitareve te kapur.

Asnje hap pas!

Vetem keshtu Shqiperia shpetohet sot nga gremina!

Eunews.al

Comments are closed.