×
Tuesday, July 23, 2024

Asfaltohet rruga në Qukës Shkumbin, Balla: Transformimi i infrastrukturës së brendshme të fshatit ka qenë prioritet

May 23, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba pa nga afër rikonstruksionin dhe shtrimin me asfalt të rrugës në Qukës Shkumbin.

Punimet për transformimin e rrugës në Qukës Shkumbim u kryhen me cilësi të lartë dhe brenda të gjitha standardeve bashkëkohore nga firma “Meteo shpk”, e cila ka një eksperincë të gjatë në fushën e ndërtimeve.

Prej dy vitesh, mirëmenaxhimi i Bashkisë së Prrenjasit ka bërë që jo vetëm fondet e deleguara nga pushteti qëndror të përdoren siç duhet, por edhe pushteti vendor t’u kthehet investimeve.

Me fondet e Bashkisë Prrenjas po bëhet rikontruksioni dhe asfaltimi i rrugës së fshatit Qukës Shkumbin, një segment prej 4 km. Investimi përfshin edhe
sistemimin e ujërave të bardha dhe ndriçimin lek.

Në fjalën e tij Balla tha se kjo rrugë u shërben banorëve të fshatit Qukës Shkumbin, më i madhi në bashkinë Prrenjas dhe banorëve të fshatit Skroskë.

“Jemi çdo ditë në terren për të ndjekur punimet e shumta të tranformimit të infrastrukturës në bashkinë Prrenjas.

Qukës Shkumbini është fshati më i madh jo vetëm për nga popullsia, por edhe nga shtrirja. Jam shumë krenar që kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër të bëjmë disa investime të rëndësishme. Transformimi i infrastrukturës së brendshme të fshatit ka qenë një prioritet, sepse shumica e banesave janë të shtrira përgjatë gjithë hapsirës së fshatit. Ndërkohë ne po punojmë për të transformuar edhe qendrën e fshatit. Pas investimit të infrastrukturës rrugore, ndriçimit publik po mundohemi të investojmë edhe në një qendër të re shëndetësore, e cila do të jetë më e madhe dhe me standarde më të mira për të plotësuar të gjitha shërbimet publike në këtë zonë”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Nuri Belba në fjalën e tij tha se prej dy vitesh në bashkinë prrenjas nuk investohet vetëm në qytet, por kanë filluar investimet edhe në fshatra.

“Pas Rrajcës kemi invetsuar në Qukës Shkumbin për ndërtimin e kësaj rruge, e cila lidh gjithë zonën dhe i vjen në ndihmë dhe fshatit Skroske. Ky invesyim është bërë nga buxheti i bashkisë. Rruga ka një gjatësi prej 4 km. I kemi dhënë zgjidhje përfundimtare edhe ndriçimit, por ajo që ka qenë më themelore ka qenë dhe sistemimi i ujrave të bardha dhe kanaleve vaditëse. Puna do vijojë pa ndërprerje dhe dua t’i bëj me dije edhe banorëve të fshatit Qukës Skënderbe që së shpejti përfundon proceduara e prokurimit të rrugës së re, e cila do ta lidhë fshatin me rrugën kryesore”, tha Belba.



Comments are closed.