Arrestohet për mashtrim ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Banon

20 Aug 2020 14:30
Shpërndaje:

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steven Bannon, është arrestuar të enjten pasi akuzohet për mashtrim të disa njerëzve si pjesë e një grupi që kishte premtuar se do të përdorë paratë e mbledhura për të ndërtuar një mur kufitar.

“Siç pretendohet, të pandehurit mashtruan me qindra mijëra donatorë, duke përfituar nga interesi i donatorëve për të financuar një mur kufitar për të mbledhur miliona dollarë, nën pretekstin e rremë se të gjitha ato para do të shpenzoheshin për ndërtimin e murit” tha Audrey Strauss në një deklaratë. 

Bannon është i implikuar në mashtrimin e  rreth ‘1 milion dollarëve’ për mbledhjen e fondeve të fushatës ‘We Build The Wall’.

Reklamë Ola

Grupi u premtoi donatorëve se ishte një përpjekje vullnetare që do t’i drejtonte të gjitha fondet për të ndërtuar murin.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x