×
Wednesday, April 30, 2025

Arrestohet në Romë ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

December 13, 2021


Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar më 8 tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar në Romë, Itali, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Pas raportimit nga mediet për arrestimin më 10 dhjetor të ish-kryeprokurorit Llalla, lajmi konfirmohet edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar i procesit të Vetting-ut, Theo Jacobs.

Gjykata e Posaçme e dënoi në muajin maj me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Që prej asaj kohe, ai ishte në kërkim.

Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA, atij dhe familjarëve.

Eunews.al




Comments are closed.