×
Friday, October 22, 2021

Arben Kraja: 23 hetime nga SPAK për korrupsion dhe tendera. Koha e ndëshkimit të të korruptuarve me suport politik

August 3, 2021

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka regjistruar gjithsej 23 procedime për shkelje të barazisë në tendera, vetëm në 6 muajt e pare të këtij viti. Sipas kreut të këtij institucioni, Arben Kraja, 3 dosje i përkasin inceneratorëve në Tiranë, në Elbasan dhe Fier.

“Këtë gjashtëmujor janë 23 raste, procedime penale që kemi regjistruar për shkelje të barazisë në tendera. Në bazë të kallëzimeve të shtetasve të ndryshëm, në bazë të kallëzimeve të subjekteve të ndryshme apo në bazë të referimit të policisë gjyqësore. Janë tre procedime penale në hetim për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet, po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për të arritur deri në fund. Për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe kush janë ata që kanë përgjegjësi…Do të ketë rezultate në kohën e duhur.”

Kreu i SPAK thotë se ka ardhur koha që të ndëshkohen personat që shkelin ligjin, bëjnë korrupsion apo që deri më tani kanë pasur mbështetje politike e që financoheshin nga anëtarë të lidhur me krimin e organizuar.

“Ka ardhur koha që personat e pandëshkueshëm për arsye të suportit politik apo financiar apo për arsye të përfshirjes në strukturat e krimit të organizuar, pra të rrezikshmërisë së tyre nuk janë ndëshkuar. Ka ardhur koha që të ndëshkohen. Pa dyshim, rast pas rasti.”

Referuar shifrave, numri i procedimeve për veprën penale pabarazi në tendera ka ardhur në rritje. Në vitin 2019 u regjistruan vetëm 9 procedime, nga 41 të regjistruara në 2020-ën.

Eunews.al

Comments are closed.