×
Monday, December 9, 2024

Arabia Saudite reagon zyrtarisht për luftën në Gaza, Princi i kurorës kritikon ashpër Izraelin: Po bën gjenocid!

November 12, 2024


Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman i ka quajtur veprimet e Izraelit në Gaza si “gjenocid”.

Kjo është një nga kritikat më të ashpra të ardhura nga një zyrtar saudit që nga fillimi i luftës.
Duke folur në një samit të liderëve myslimanë dhe arabë, princi kritikoi gjithashtu sulmet izraelite ndaj Libanit dhe Iranit.

Në shenjë të përmirësimit të lidhjeve midis rivalëve Riad dhe Teheran, ai paralajmëroi Izraelin kundër nisjes së sulmeve në tokën iraniane.
Udhëheqësit de fakto të Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqës të tjerë të pranishëm në thirrjen për një tërheqje totale të Izraelit nga Bregu Perëndimor dhe Gaza.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite tha se ishte një dështim i komunitetit ndërkombëtar që lufta në Gaza nuk ishte ndalur, duke akuzuar Izraelin për shkaktimin e urisë në territor.
Princi Faisal Bin Farhan Al-Saud tha: “Aty ku komuniteti ndërkombëtar kryesisht ka dështuar është përfundimi i konfliktit të menjëhershëm dhe fundi i agresionit të Izraelit”.
Lufta në Gaza u shkaktua nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, ku qindra persona të armatosur hynë në Izraelin jugor. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
Izraeli u hakmor duke nisur një fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin, gjatë së cilës më shumë se 43,400 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Një raport nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut zbuloi se afër 70% e viktimave të verifikuara gjatë një periudhe gjashtëmujore në Gaza ishin gra dhe fëmijë.




Comments are closed.