×
Friday, February 14, 2025

Apeli i ambasadores së SHBA, Kim: Kushtetuesja të jetë funksionale brenda 2020

November 27, 2020


Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka apeluar sërish sot për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.

Kim reagoi lidhur me mbledhjen e një dite më parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që vendosi ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendet vakante në Kushtetuese të Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanaj.

Ambasadorja tha se ky takim tregoi bashkëpunimin e KED, presidencës dhe parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Venecias.

“Takimi i djeshëm i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi tregon bashkëpunimin e KED-se, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell Shqipërinë një hap më afër Gjykatës Kushtetuese funksionale deri më 12/31. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me shpejtësi”, deklaron ambasadorja Kim.

Këshilli e Emërimeve në Drejtësi vendosi dje ndalimin nga kandidimi të 3 gjyqtarëve për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe la në fuqi kandidimin e 3 gjyqtarëve Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma që ishin miratuar më herët.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments